• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Lajme

Fansi këmbëngul të mësojë besimin fetar të Noizy-t, këngëtari: Besoj në zot por…

Çdo gjë rreth jetës së tij private por edhe asaj profesionale ngjall kuriozitet për ata që pëlqejnë muzikën e tij. Të ndodhur në muajin e shenjtë të Ramazanit fansat kanë këmbëngulur të mësojnë besimin fetar të Noizy-t.

Njëri prej ndjekësve të reperit në rrjetet sociale ka dashur shumë ta mësojë këtë detaj, por përgjigjia e tij ka qenë sa diplomatike aq edhe konkrete në të njëjtën kohë. “Jam njeri. Të pyesësh për fenë është si të pyesësh a ke shkollë. Për fat të keq shkollë nuk kam dhe aq shumë por mësova nga jeta disa rregulla të forta të cilat vazhdoj i zbatoj pa shkollë. Mos doje të thoje a besoj në zot, në zot po, por nuk jam me skuadra e majtë e djathtë. Jam OTR”- i është përgjigjur reperi njërit prej ndjekësve të tij në “Instagram”.

Por fansat nuk e kanë marrë përgjigjen konkrete që kërkuan dhe vazhduan të pyesnin për besimin fetar të këngëtarit, i cili sërish nuk tha asgjë konkrete. “Asnjë fe nuk të mëson gabim, është shkollë që ta mësojnë disa libra shumë të vlefshëm. Por duhet të zbatohen”- ka shkruar Noizy./revistawho.com.