• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fansi i dehur sulmon Beyoncen dhe Jay Z, ndërhyjnë balerinët

Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë aspak e këndshme për çiftin e artistëve me famë botërore, Beyonce dhe Jay Z.
Ndërkohë që ishin duke performuar gjatë “OTR Tour Atlanta”, një fans i dehur ka hyrë midis turmës dhe i është drejtuar dyshes së këngëtarëve ndërkohë që ata kishin përfunduar interpretimin dhe po bëheshin gati të largoheshin nga skena.
Menjëherë kanë reaguar balerinët që e shoqëronin çiftin gjatë turit dhe më pas erdhi ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë.
Nga videot që janë bërë virale në rrjetet sociale shihet se balerinët e kanë goditur fansin e dehur për t’i ardhur në mbrojtje këngëtarëve.
Mësohet se nuk ka pasur të lënduar gjatë incidentit dhe se policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje./revistawho.com