• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fansat pyesin se çfarë po ndodh me ‘Instagram-in’ e Lorit, Sara përgjigjet kështu

Motrat Hoxha kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes nga fansat, jo vetëm për jetën e tyre luksoze, por edhe postimet e ndryshme në rrjetet sociale. Së fundmi fansat kanë vendosur të pyesin Sarën rreth ‘Instagram-it’ të Lorit dhe mungesës së saj në të.

“Nuk e kam parë më Lorin në ‘Insta’. A është ajo mirë?”, shkruan një prej ndjekësve në llogarinë e Sarës.

“Ajo është mirë. Ajo thjesht po merr kohën e duhur për veten e saj, po udhëton nëpër botë dhe po distancon veten nga teknologjitë”, ka shkruar Sara në postimin e saj në ‘Instastory’, duke shuar kështu kureshtjen e të gjithëve.

Kujtojmë se disa javë më parë, Lori vendosi ta ç’aktivizojë adresën e saj për më pak se një ditë, ndërsa së fundmi ka zgjedhur të mos publikojë shumë momente nga jeta e saj në të./revistawho.com