• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fansat nuk mund të presin më gjatë, Dafina dhe Lumi B zbulojnë këto pamje nga klipi i tyre

Me foton e fundit ku është shfaqur mjaft tërheqëse, Dafina Zeqiri ka zbuluar se projekti i radhës do të jetë një surprizë e bukur për të gjithë fansat, duke ndarë dhe një pjesë të xhirimeve ku shfaqet si çdo herë tjetër e kuruar deri në detaje.

“E kam një foto shumë të bukur me @ledrivula dhe @lumib”, ka shkruar Dafina krah këtij postimi, ndërsa Lumi ka publikuar një foto gjatë xhirimeve.

“Vjen së shpejti, aman”, ka shkruar reperi duke treguar dhe titullin e projektit. Lumi shfaqet i ulur në një kolltuk me flokët e krehur pas kokës dhe syzet e diellit, duke u shfaqur mjaft modern.

Artistët nuk kanë zbuluar një datë rreth publikimit të tij, por me siguri ky projekt do të jetë një ndër hitet e verës 2020./revistawho.com

View this post on Instagram

Comin’ soon …….#aman 🔥

A post shared by Lumi B (@lumib) on