• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fansat nuk dinë se ç’të mendojnë, Khloe vetizolohet me Tristan Thompson

Khloe Kardashian ka vendosur që në këtë situatë aspak të sigurt për të gjithë të vetizolohet me ish-partnerin e saj, Tristan Thompson. Burime të sigurta për ‘UsWeekly’ kanë zbuluar se dyshja ndodhen në të njëjtën shtëpi, për të qenë të dy pranë vogëlushes së tyre, True.
Burimet kanë shtuar se Khloe nuk ka më ndjenja negative për Tristan. Tashmë ajo e ka pranuar faktin se Thompson do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj për shkak të vajzës.
Kujtojmë se Khloe dhe Tristan i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shumë muaj më parë, megjithatë ata vazhdojnë të ruajnë raporte mjaft të mira me njëri-tjetrin./revistawho.com