• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fansat nuk dinë ç’të mendojnë, Kourtney dhe Scott mendojnë të sjellin në jetë fëmijën e tyre të katërt

Familja Kardashian-Jenner ka surprizuar gjithmonë me ndodhitë e saj. Pak ditë më parë u zbulua se seriali i tyre do të ndërpritej, ndërsa së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se një shtatzëni është rrugës.

Sipas tyre ish-çifti, Kourtney dhe Scott kanë menduar të sjellin në jetë një fëmijë tjetër, pavarësisht gjithë momenteve që kanë kaluar deri më tani.

Ky lajm i ka surprizuar ndjekësit, ndonëse ata kanë dyshuar prej kohësh se dyshja janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Scott i dha fund lidhjes me Sofia Richie dhe u pa edhe më shumë në shoqërinë e mamasë së 3 fëmijëve të tij, Kourtney Kardashian./revistawho.com