Sikur të mos mjaftonin lajmet e ndarjes e ribashkimit me Mozzik, për të cilat ende të gjithë janë të paqartë sesi është e vërteta, ditët e fundit po përflitet se Loredana është shtatzënë për herë të dytë.
Thashethemet duket se janë nxitur edhe më shumë pas publikimit të një fotoje ku Loredana shfaqet me barkun e fryrë, e veshur me blu dhe me paruke bjonde.
Loredana ka vendosur të heshtë ndaj këtyre lajmeve, por nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që reperja thjesht të ketë shtuar në peshë.
Të vërtetën për momentin e di vetëm ajo!