• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Familje”, në festën e Khloe Kardashian nuk mungon Tristan Thompson dhe fansat shpërthejnë në komente

Khloe Kardashian ka festuar 36-vjetorin e saj në një ditëlindje luksoze, ashtu siç janë mësiar gjithmonë motrat Kardashian. Ajo ka ndarë fotot nga organizimi pranë pishinës gjigande. Po ashtu Khloe ka publikuar edhe disa foto pranë njerëzve të saj më të dashur, ku shkruan “Familje”. Në mesin e fotove duket edhe ish-partneri i Khloes, Tristan Thompson. Ata u ndanë pasi ky i fundit e tradhëtoi bukuroshen me shoqen e ngushtë të Kylie-t, edhe pse sapo ishin bërë prindër. Menjëherë në foto kanë vërshuar komentet nga ndjekësit, të cilët duan të dinë çfarë po ndodh mes tyre. Edhe pse duket se fansat nuk e dëshirojnë një lidhje mes të dyve, duket se Khloe nuk mund ta largojë nga vetja dhe vajza e tyre basketbollistin e famshëm.