• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Familje e plotësuar, Ami dhe Ermali realizojnë videon më të bukur për festa me dy vogëlushët

Viti 2018-të ka qenë i bekuar për Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin. Ata u bënë prindër për herë të dytë me vogëlushen e tyre Sia. Për ta kujtuar gjithë jetën këtë vit të rëndësishëm, ata kanë realizuar një video festive si familje e plotësuar. Videoja është ideuar dhe realizuar nga kompania e mikes së tyre, Rezarta Shkurta. Për herë të parë në të shfaqet edhe imazhi i plotë i Sias si një vogëlushe 9-muajshe. Të gjithë të veshur me të kuqe rreth një ambienti të dekoruar, ata duken shumë të lumtur. Jo vetëm për Amin dhe Ermalin, por me siguri për të gjithë është një kënaqësi e veçantë të shikosh një familje kaq të lumtur. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE