• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Familje crossfit-i”, Florian Agalliu zbulon “pasojat” e para të stërvitjes së përditshme

Florian Agalliu ka treguar herë pas here në llogarinë e tij në rrjetet sociale se një nga pasionet e tij më të mëdha është palestra. Por ky pasion duket se është kthyer në një mënyrë jetese edhe për familjen e tij. Shpesh herë ai ka publikuar video të ndryshme me bashkëshorten dhe vajzën duke u stërvitur, ndërsa pak më parë ka zbuluar “pasojat” e stërvitjes së vazhdueshme. Me anë të një fotoje të publikuar në ‘Instastory’, Flori ka treguar se duart e tij, të bashkëshortes dhe vogëlushes së tij kanë formuar kallo. “Familje crossfit-i”,- ka shkruar Agalliu bashkangjitur fotos, duke treguar njëherazi se çfarë ka shkaktuar stërvitja e përditshme që zhvillon së bashku me familjen dhe të gjithë sportdashësit. Flori ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për format e tij fizike tepër muskuloze, por ky pasion është kthyer edhe në biznes pasi prej muajsh, moderatori ka hapur një palestër. Kujtojmë se Floriani është një nga figurat publike më të dashura, i cili është shfaqur pranë publikut si moderator, por dhe aktor, fushë për të cilën dhe është diplomuar./revistawho.com