Bukuroshja shqiptare, Afërdita Dreshaj ka treguar gjithmonë se është një fanse e madhe e muzikës së këngëtarit të njohur, Gena. Por përveç Afërditës, duket se Gena ka edhe një fans të huaj. Bëhet fjalë për bashkëshortin e Dreshajt, Jakub Kindl, i cili duket se pëlqen shumë këngën më të re të Genës, “Bella Senorita”. Afërdita ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar në makinë me Jakubin, nënën dhe motrën e saj. “Familjarisht vdesim për këtë këngën”, shkruan Gena. Me sa duket. Jakub përveç fjalëve në shqip, po mëson edhe këngët shqiptare dhe tashmë ka një të preferuar.