Pallati Mbretëror ka publikuar një deklaratë ku i referohet akuzave se Meghan Markle ka bullizuar dy pjesëtarë të stafit përpara se të largohej nga Mbretëria.
“Jemi sinqerisht shumë të shqetësuar për akuzat e publikuara nga The Times të bëra nga ish-pjesëtarë të stafit të Dukës dhe Dukeshës. Skuadra jonë do të shqyrtojë rrethanat që thekson ky artikull. Pjesëtarët e stafit aktual dhe ata që janë larguar nga puna, do të ftohen të bashkëpunojnë. Stafi i Pallatit Mbretëror ka patur dinjitet prej vitesh dhe nuk ka toletuar kurrë bullizim apo sulme në vendin e punës”-thuhet në deklaratë.
Akuzat u publikuan një ditë më parë nga “The Times”, ku shkruhej se një ish-pjesëtare e stafit madje kishte bërë ankesë për sjelljen e Meghanit.