Duka dhe Dukesha e Cambridge kanë publikuar ditën e sotme kartolinën e Krishtlindjeve. Në foto shihen të pozicionuar Princ William dhe Kate Middletone së bashku me fëmijët e tyre, Prince George që është 8 vjeç, Princess Charlotte 6 vjeç dhe 3-vjeçarin Prince Louis.
Foto është shkrepur gjatë një udhëtimi të bërë nga familja më herët gjatë këtij viti në Jordani.
https://www.instagram.com/p/CXTg1Z5Nzbm/?utm_medium=copy_link
Ky vend është special për Kate, pasi një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar aty me të atin.
Foto speciale vjen me rastin e Krishtlindjes si një traditë e familjes mbretërore./revistawho.com