• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Familja mbi gjithçka, VIP-at shqiptarë që po kalojnë kohën më të bukur me më të dashurit e tyre

Për shkak të koronavirusit, qytetarët janë detyruar të izolohen në shtëpitë e tyre, për të parandaluar përhapjen e tij. Mes tyre janë edhe vipat të cilët kanë anuluar çdo aktivitet dhe janë përqëndruar tek familjet e tyre. Për ta kjo është koha më e bukur që po kalojnë 24 orë në shtëpi, me fëmijët e njerëzit e tyre të dashur.


Miriami dhe Albani kanë postuar një foto ku shfaqen përqafuar me fëmijët e tyre, Amelin dhe Duamin. “Dashuria është çelësi i çdo porte”-është mesazhi që jep Miriami përmes kësaj fotoje. Çifti janë izoluar në shtëpinë e tyre prej disa ditësh.


Xhensila dhe Besi gjithashtu janë izoluar në shtëpinë e tyre me vogëlushen Ajka. Çifti poston vazhdimisht foto gjatë ditës duke na treguar me humor se luajnë edhe me lodrat e Ajkës për të kaluar kohën.


Zaimina ndërkohë ka postuar një foto me princeshën e saj Khloe teksa shijojnë rrezet e diellit në oborrin e shtëpisë. Edhe këngëtarja është izoluar me bashkëshortin, Klodi dhe vajzën, teksa të tre po i kalojnë më së miri këto ditë.

Arbana dhe Bora nga ana tjetër kanë postuar foto me djemtë e tyre. Dy moderatoret janë izoluar gjithashtu në shtëpi dhe u kanë bërë thirrje edhe fansave të izolohen.


Ndërsa Elita Rudi ka postuar foto të mbesave dhe djalit të saj duke treguar se fëmijët po i falin kaq shumë dashuri këtë kohë./revistawho.com