• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Familja e Stines në zi, humbasin njeriun më të afërt

Dita e sotme është një ditë zie për këngëtarin e njohur të muzikës shqiptare, Stine. Një nga personat më të dashur, shtylla e familjes, babai i tij ka ndërruar jetë. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtari me anë të një fotografie me shirit të zi në ‘Instagram’, ku kishte shkruajtur “Pse na le Bab pse”. Revista Who mëson se babai i këngëtarit vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Nuk ka dhimbje më të madhe për një fëmijë se sa ndarja nga jeta e prindërve, prandaj redaksia e ‘Who’ i shpreh këngëtarit ngushëllime të sinqerta! /revistawho.com