• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fama e Luana Vjollcës i kalon kufijtë, artistja e njohur e make up-it publikon foton e saj dhe ka diçka për të thënë

Është seksi, e suksesshme dhe një nga personazhet më pozitivë dhe të dashur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Luana Vjollcën, bukuria e së cilës i ka bërë përshtypje dhe një prej artisteve më të njohura të make up-it në botë. Në faqen zyrtare të Instagram-it të ‘Huda Beauty’ është publikuar së fundmi foto e moderatores së talentuar shqiptare. “Ky shkëlqim është mahnitës”, shkruhet në diçiturën e fotos, duke lavdëruar kështu edhe tualetin e Luanës. Menjëherë kanë vërshuar komente të shumta të cilët komplimentojnë bukuroshen. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi bukuria e Luanës nuk mund të kalojë lehtë pa u vënë re.