• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Faleminderit për dhuratën më të çmuar, Gabrielin”, bashkëshorti i Huyedës shkruan për të publikisht

Me një postim në Instagramin e saj, bashkëshorti i Hueyda El Saied ka shprehur dhimbjen për humbjen e saj dhe ka prekur me çdo fjalë.

“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi kaq i thellë, por unë dhe Gabriel duam t’ju falenderojmë për gjithë simpatinë e treguar dhe dallgët e dashurisë për Hueyda-n, dashurinë gjithpërfshirëse duke nisur që nga Tirana e saj e në të gjithë pjesët e tjera të botës. Faleminderit! Hueyda u largua si një yll vezullues me kokën lart pas një lufte të egër! Ajo tregoi kurajo dhe forcë absolute pa dështuar dhe pa u ankuar kurrë! Hueyda rrëmbeu admirimin e të gjithëve ne, por mbi të gjitha atë të dy fansave të më të mëdhenj në këtë luftë: Gabrielit dhe timen, dy dashuritë e saj. Por, Hueyda, dashuria ime e madhe ishte më shumë sesa aq dhe ne mund të jemi krenarë për jetën e saj, krijimet e saj, vlerat dhe angazhimet e saj. Hueyda ishte dhe do të jetë gjithmonë artistja që na ka prekur të gjithëve në një kohë apo në një tjetër. Sepse të takoje Hueydën duhej se pari të ishe familjar me ëmbëlsinë e një gruaje të mrekullueshme, sensitive dhe me një sharm të mahnitshëm. Për mua dhe Gabrielin, Hueyda e kaloi këtë trashëgimi të dashurisë, empatisë dhe mirësisë te ne. Prandaj është gjithë kjo punë që ne do ta vazhdojmë, duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe dinjitoz, siç ajo do të kishte dashur. Familja jonë e bukur tashmë është e privuar nga pjesa më e bukur. Buzëqeshja e saj, mirësia e saj. Faleminderit nga zemra Hueyda për dashurinë e madhe dhe që më ke bërë një njeri më të mirë dhe mbi të gjithë njëmijë herë faleminderit për dhuratën më të çmuar, Gabrielin, djalin tim, të cilin do ta gëzoj dhe dua me gjithë zemër, fuqi dhe shpirt. Hueyda, dashuria ime, ti do jesh e trishtuar që na humbe, por Gabrieli dhe unë nuk do të ndalojmë kurrë së dashuri dhe gjithmonë do të jesh në zemrën tonë. Ne të duam dashuria ime!!! Dhe të urojmë udhëtimin më të bukur në qiellin me yje”, ka shkruar ai.

Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në 23 nëntor, si pasojë e kancerit të gjirit në fazë të zhvilluar. Ajo luftoi me sëmundjen për 1 vit. Prej vitesh ajo jetonte në Luksemburg së bashku me bashkëshortin Thierry dhe djalin Gabriel, i cili në korrik të 2021-it u birësua prej tij./revistawho.com