• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Falë Golden Globes pamë edhe shtëpinë e Jennifer Anistonit

Jason Bateman e filmoi paraqitjen e tij në Golden Globes në shtëpinë e Jennifer Anistonit. Aktori, i cili është nominuar për rolin e tij në “Ozark” u shfaq në një kënd të shtëpisë së Jenniferit duke na zbuluar kështu edhe pamje nga shtëpia e saj.
Aktorja mirëpriti në shtëpinë e saj Jasonin dhe familjen e tij për të parë Golden Globes duke qenë se nuk mund të ishin të pranishëm për shkak të pandemisë.
Jennifer publikoi edhe disa foto e video që treguan momente të cilat nuk u transmetuan live. “Bateman erdhi në shtëpinë time dhe solli Golden Globes me vete”-shkroi aktorja në një prej postimeve ku Jason shfaqet me të bijat, Francesca dhe Maple.
Jennifer tregoi se ajo nuk lëvizi asnjë mobilje apo zbukurim në shtëpi për paraqitjen e aktorit. Përkundrazi ajo mbajti një foto të familjes së saj dhe babait në tavolinën, ku Jason po filmohej.