• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Falco’ vazhdon rrugëtimin në Prishtinë, Xhensila ndan me të gjithë disa nga momentet para shfaqjes së filmit

Mbrëmjen e sotme aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka udhëtuar drejt Prishtinës së bashku me kastin e aktorëve të filmit ‘Falco’ dhe partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, për të mbajtur atje premierën e projektit kinematografik, të realizuar disa muaj më parë.

Ka qenë Xhensila ajo e cila ka ndarë disa video dhe foto teksa është përgatitur për të shoqëruar Besin në një moment si ky i sotme.

Këngëtarja ka zgjedhur të vishet dhe atje në ngjyrë të zezë, pamje kjo e cila është zbuluar nga fotot e publikuara në ‘Instastory’. Në disa prej tyre shfaqet Kallaku duke dhënë intervistë për mediat prezente, ndërsa në disa të tjera Myrtezaj shfaqet pranë moderatorit Labi, reperit Gjiko dhe Elita Rudit. Me siguri mbrëmja e sotme do të sigurojë mjaft momente të veçanta për të gjithë kastin e aktorëve të ‘Falco’./revistawho.com