Aktori turk Kenan Izmirzalioglu, i njohur si “Ezel” është bërë sot baba për herë të parë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke pasi vetë aktori ka qenë shumë i rezervuar këtë periudhë. Mediat turke shkruajnë se bashkëshortja e aktorit, Sinem Kobal ka sjellë në jetë vajzën e tyre në një spital privat dhe çifti janë shumë të lumtur. Ata i kanë vendosur vajzës emrin Lalin. Bëhet e ditur se një kat i spitalit privat është personalizuar vetëm për aktorin dhe aty lejohet të hynë vetëm doktorët dhe infermierët. Aktori ka zënë 5 dhoma të spitalit për familjen dhe të ftuarit. Pas ardhjes në jetë të së bijës, “Ezel” ka shpërndarë çokollata për të gjithë stafin e spitalit./revistawho.com