• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Evi Reçi veç pasdites në “Vizion +” do të drejtojë dhe “Klubin e mëngjesit” në “Club Fm”

Këngëtarja e dashur, Evi Reçi, e cila prej kohësh po moderon me sukses emisionin e pasdites në “Vizion Plus”, së fundmi do të marrë nën drejtim edhe emisionin e mëngjesit në Club Fm, “Klubi i Mëngjesit”.

Me pasditen në “Vizion Plus”, Evi solli një ajër tjetër, freski dhe çiltërsi në moderim, ndërsa temat e trajtuara ishin nga më të larmishmet, nga ato soft, sociale, art, aktualitet e të tjera.

Reçi ka fituar statusin e një moderatoreje që rrezaton thjeshtësi dhe që i kushton vëmendjen e duhur çdo të ftuari dhe çdo teme.

Tashmë këtë pozitivitet dhe aftësi në moderim, Evi do ta përcjell edhe në valët e radios Club FM./revistawho.com