• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Eventi i njohur “ndan” Kendall dhe Kylie-n, motrat të ulura larg njëra-tjetrës

Kendall dhe Kylie Jenner janë të ftuara në “Prime Times Emmys 2019”, por mesa duket vendet e tyre janë larg njëra-tjetrës, e jo vetëm kaq, ato kanë vende shumë më të mira se Kim Kardashian.
22 shtatori do jetë një natë e rëndësishme për Kylie-n dhe Kendall pasi është hera e parë që ato marrin pjesë në një event kaq të madh. Normalisht u mendua se motrat do të donin ta shijonin bashkë këtë, por u zbulua se ato nuk do jenë në praninë e njëra-tjetrës.
Vendndodhja e Kim ishte akoma më shumë surprizuese, pasi ajo është nga figurat më të rëndësishme, e vendi i saj duhet të ishte shumë më i mirë se rreshti i katërt.
Ana pozitive e gjithë kësaj është se do kenë mundësi të njohin njerëz dhe të krijojnë miqësi të reja. Pavarsisht se janë të ulura larg, motrat e famshme do jenë të treja bashkë në skenë për të prezantuar një çmim.