• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Eva dhe 50 fustanet e nusërisë

“Të bëhesha dhe njëherë nuse, dija unë si nusëroja”. Kështu thoshin dikur gjyshet e mamatë tona, që as në ëndrrat më të bukura nuk mund ta imagjinonin të vishnin dy herë fustanin e bardhë, pra të bëheshin nuse dy herë. Eva Murati nuk është bërë 2 as 3 as 10 herë. Plot 50 herë e ka veshur fustanin e nusërisë e po aq herë është stiluar nuse. Si të gjitha modelet që të veshin fustane, qoftë edhe ata më të veçantët si fustanet e bardhë, e kanë thjesht një punë. E kuptueshme kjo, por një pyetje prapë të rrotullohet në kokë kur mendon se sa shumë vajza e kanë të shenjtë dhe ëndërrojnë për vitë të tërë: A do ketë më deshirë vallë Eva të bëhet nuse prej vërteti? A ka më kuriozitet të bëhet nuse, kur është bërë në dhjetëra variante? Eva, në intervistën virtuale që ka dhënë sot për ndjekësit e saj nuk ka marrë një pyetje të tillë. Por nuk është çudi që përgjigjia të jetë “po”. Se fundja nuse nuk të bën fustani i bardhë. Të bëjnë sytë, emocioni, momentet më të bukura në jetë dhe dashuria. Kur Eva të bëhet nuse prej vërteti do jetë me siguri më e bukur se 50 herët e tjera./revistawho.com