• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Eurovision’ bën bashkë gjithë këngëtarët, urimet e veçanta të kolegëve për Eugent Bushpepën

‘Eurovison’ është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në Europë. Nga të gjitha shtetet zgjidhen këngët dhe këngëtarët më dinjitozë për të dhënë maksimumin në atë skenë gjigande. Shqipëria këtë vit mund të themi pa pikën e dyshimit se do të përfaqësohet me një nga zërat më të mirë të meshkujve. Eugent Bushpepa me këngën ‘Mall’ pritet të jap më të mirën në skenë duke ditur të gjithë potencialin e tij. Megjithatë sigurisht që në këtë natë të madhe nuk mund të mungojnë emocionet nga ana e Eugentit, që mban mbi supe të gjithë peshën, pavarësisht se ka me vete dhe një staf që e ndihmon për çdo gjë. Por për t’i larguar disi emocionet dhe për t’i dhënë mbështetje me gjithë zemër nuk kanë munguar dhe urimet nga artistët e tjerë shqiptarë. Disa prej tyre e kanë provuar vetë të ngjiten në skenën e ‘Eurovision’-it dhe e dinë se çdo të thotë të performosh përpara një publiku aq të madh. Por më e veçanta e gjithë këtyre urimeve është të shikosh se si muzika i bashkon të gjithë dhe nuk bëhet fjalë për konkurrencë apo ‘xhelozi’ mes artistëve. /revistawho.com