Pavarësisht se jemi në stinën e vjeshtës dhe shirat janë të zakonshëm, në Shqipëri kemi pasur pak ditë të shoqëruara me reshje. Ndërkohë që Europa po përjeton përmbytje madje ka pasur edhe pasoja në viktima, në vendin tonë moti qenë në përgjithësi me vranësira kalimtare dhe kthjellime. Sipas ‘Albeu’ edhe për ditët e mbetura të kësaj jave dhe atë të ardhshmen, nuk priten ndryshime. Kthjellimet dhe vranësirat do të na shoqërojnë, ndërsa temperaturat do të varjojnë nga 27 gradë në vlerat maksimale, në 11 gradë në ato minimale. Deri të shtunën e javës që vjen shumë pak zona do të preken nga reshje të pakta, ndërsa nga e shtuna do të nisin shirat./revistawho.com