Prej afro dy vitesh, Bertina ndodhet në Dubai ku u transferua për të lënë pas jetën në Shqipëri. Ajo ushtron profesionin e saj në një kompani të njohur atje dhe duket se ka krijuar një lloj stabiliteti. Ish-banorja e BigBrother e ftuar në “Top Show Magazine” është pyetur nëse ka vajza shqiptare që punojnë eskortë në Dubai dhe Bertina është përgjigjur se si në Shqipëri, edhe në Dubai ka vajza eskortë. Madje shpesh është përfolur se dhe ajo vetë punon eskortë. E pyetur nga Albana Osmani, ajo jep përgjigjen epike: ”Bertina është një inxhiniere dhe nuk do të ndërrojë, faleminderit”.