• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Është vetëm 5 vjeçe, por vajza e Kim Kardashian sapo mori dhuratën e parë të ‘Shën Valentinit’ nga i dashuri i saj

Thonë se dashuria nuk njeh moshë dhe mesa duket i tillë është rasti i vajzës së Kim Kardashian. North West është vetëm 5 vjeçe dhe ditën e sotme mori dhuratën e parë për ‘Shën Valentin’ nga i dashuri i saj 7-vjeçar. Djali i reperit Consequence, Caiden Mills, ka publikuar një foto me North dhe ka shkruar se ata të dy janë të lidhur.

Gjithashtu ai i ka blerë të dashurës së tij 5-vjeçare një varëse nga ‘Tifanny & Co’ si dhuratë për ditën e të dashuruarve. Consequence dhe Kanye West janë miq të mirë me njëri-tjetrin, për shkak të punës dhe për këtë arsye edhe fëmijët e tyre njihen bashkë.

Menjëherë pasi lajmi për një lidhje mes North West dhe Caiden u shpërnda në media, në rrjete sociale pati reagime të shumta. Pjesa më e madhe e njerëzve thoshin se nuk është diçka normale, ndërsa disa të tjerë nuk arrinin të kuptonin si nuk kanë gjetur ende një të dashur. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE