• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Është vërtet viti i Dua Lipës. Sot, modele e parë për koleksionin e ri të “Versace”

Dua Lipa ka qenë ylli i mbrëmjes në sfilatën e Donatella Versace me koleksionin e ri për “Pranverë- verë 2022”.

Këngëtarja ka hapur dhe mbyllur shfaqjen duke sfiluar në pasarelën e gjatë dhe duke marrë vëmendjen e gjithë të pranishme me sigurinë e shfaqur në të.
Veshja e parë ka qenë një kombinim fund xhaketë në ngjyrë të zezë, ndërsa ajo e mbylljes së mbrëmjes ka qenë sërish një fund bluzë në ngjyrë rozë plot shkëlqim. Në sfond dëgjohej dhe “physical” e Dua Lipës, e publikuar një vit më parë dhe që Donatella e kishte zgjedhur edhe kolonë zanore të ecjes krah Duas./revistawho.com