• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Është i keq në serial, por në jetën reale Kali Takur ka një histori të trishtë

Aktori Rahul Dev njihet si “Kali Thakur” nga seriali “Bixhoz me dashurinë” ku luan rolin e një personazhi negativ. Mirëpo në jetën reale aktori nuk është aspak kështu. Madje ai ka një histori të trishtë. Aktori ka qenë i martuar për 11 vjet por bashkëshortja e tij për fat të keq në vitin 2009 u nda nga jeta pasi e humbi betejën me kancerin. Ajo la pas një djalë nga martesa me aktorin. Rahul kaloi një moment shumë të vështirë me ndarjen nga jeta të bashkëshortes. “Ajo ishte shumë e bukur. Ne u lidhëm kur isha 17 vjeç dhe kur shkova 24 u martuam. Ajo ishte shumë e pjekur dhe kishte karakter të fortë. Ishte shumë inteligjente. Ajo më ka mbajtur me këmbë në tokë. Ajo ishte një mama e shkëlqyer. Ndarja e saj nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në jetën e djalit tim që unë nuk mund ta plotësoj. Është e vështirë të jesh prind i vetëm”-është shprehur Rahul Dev për bashkëshorten e ndjerë. Megjithatë në vitin 2015 aktori 50-vjeçar nisi një histori të re dashurie me aktoren Mugdha Godse. Çifti janë shumë të lumtur dhe aktorja është kujdesur gjithashtu edhe për djalin e Rahulit i cili aktualisht ndodhet jashtë Indisë për studime./revistawho.com