• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ervin Kurti hedh poshtë zërat për largimin nga ‘Top Channel’, në janar me një emision të ri

Në fillimin e sezonit të ri televiziv, gazetari i njohur i showbiz-it, Ervin Kurti, zbuloi se pas dy sezonesh si opinionist i ‘Top Show Magazine’ nuk do të ishte më pjesë e emisionit. Më pas në media u spekulua se ai ishte larguar edhe nga televizioni ‘Top Channel’ për të nisur punë në një tjetër ekran. Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi në ‘Pop Culture ’, Ervini i ka hedhur poshtë zërat për largim. Gazetari i njohur ka zbuluar se ai vazhdon të jetë pjesë e ‘Top Channel’, madje në janar do të shfaqet në programin e së dielës përkrah Edi Manushit, Nevina Shtyllës dhe Fjoralba Ponarit. Kurti do të ketë një rubrikë të veçantë në emision që do t’i dedikohet showbiz-it. /revistawho.com