Ermal Meta është këngëtari shqiptar i cili vite më parë emigroi drejt Italisë, aty ku ka krijuar edhe një karrierë mjaft të suksesshme. Kulmin e arriti në festivalin e “Sanremos”, ku fitoi çmimin e parë duke përfaqësuar Italinë në ‘Eurovizion’.
Ditën e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Ermali ka treguar për herë të parë arsyet që e detyruan të largohej nga Shqipëria.
“U largova nga Shqipëria sepse si shumë shqiptarë të tjerë nuk kisha më mundësi të jetoja këtu. Kisha frikë, edhe kur ke frikë, largohesh nga vendi në të cilin ke frikë. Pastaj kur rritesh, frika ikën dhe kthehesh prapë”,- është shprehur ai./revistawho.com