• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ermal Meta erdhi, por jo vetëm do të këndojë. Këngëtari do të tregojë historinë e tij frymëzuese

Ermal Meta mbërriti në Tiranë dhe i pari që e priti ishte kryetari i ashkisë, Erion Veliaj. Takimi me Ermalin u zhvillua në tarracën e bashkisë dhe Veliaj publikoi në ‘Instagram’ fotot nga ky moment.

Kryebashkiaku krahas fjalëve me superlative për këngëtarin, zbuloi se sonte Ermali jo vetëm do të performojë, por edhe do të tregoëj historinë e tij të jetës.

“Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë, sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me gjasë do prekë e inkurajojë pafund të rinj shqiptarë!”- ka shkruar Veliaj në llogarinë e tij zyrtare.

Edhe pak orë kanë mbetur dhe të gjithë do të kemi mundësi të shijojmë një fundjavë festive, e cila do të nisë sonte me Ermal Metën për t’u mbyllur ditën e dielë me Rita Orën./revistawho.com