• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Zona e kuqe

Ermal Merdani: Vendi më i çuditshëm ku kam bërë seks

 

ermali-2Dikush e kujton si “Mister Albania”, dikush tjetër si banorin simpatik të “Big Brother”. Të tjerë e njohin vetëm si djalë seksi. Po si e njeh Ermali veten? Në raporte intime e kemi fjalën. Një rrëfim për seksin dhe femrat. Ermali në kolltukun e rrëfimit.

Si është jeta e një djali seksi?
Një jetë normale, asgjë e veçantë (qesh).

Sa orë palestër bën në ditë?
Jo më shumë se dy orë.

A pi alkool?
Normal që pi!

A e ke provuar drogën?
E kam provuar…

Po “one night stand”?
Edhe “one night stand” shumë herë (qesh).

Orgjitë, i ke provuar?
Orgjitë s’i kam provuar ende. Kur t’i provoj, do t’ju them (qesh).

Çfarë mendimi ke për homoseksualët?
Asnjë mendim specifik, kanë qejfin e tyre dhe i respektoj.

Bën seks të sigurt, a përdor masa mbrojtëse?
Seks të sigurt sot nuk ka, megjithatë mundohem të bëj.

Si je në një marrëdhënie? Je xheloz?
Në një marrëdhënie jam normal dhe e respektoj shumë partneren time. Për sa i përket xhelozisë, jam xheloz aq sa duhet dhe aty ku duhet (qesh).

Çfarë pëlqen më shumë tek një femër?
Tek një femër pëlqej forcën që ajo ka për t’u përballur me gjërat.

Po tek vetja?
Tek vetja do të veçoja çiltërsinë.

Je tip romantik?
Romantik jam me raste, jo gjithmonë (qesh).

Cili është vendi më i çuditshëm ku ke bërë seks?
Vendi më i çuditshëm? Mbi kofanon e makinës, në majë të Llogarasë.

Çfarë mendon kur je në shtrat me një femër?
Kur jam në shtrat me një femër mendoj që po e shijoj atë femër (qesh).

Po kur je vetëm?
Ah të ishte ajo femra këtu me mua (qesh)!

 

Fotot: Endrit Mërtiri

Leave a Reply