Pas prezencës në shtëpinë e Big Brother Vip dhe përmendjes së Borës tek Donaldi për një projekt të ri kinematografik, në llogarinë e Ermal Mamaqit kanë mbërritur shumë komente, mesazhe e ka pasur dhe nga ato që kanë qenë mallkime.
Me sensin e humorit që e karakterizon, Mamaqi ka sqaruar gjithë bisedën që ka bërë me Donaldin dhe ka pohuar se i përmendi dhe Beatrix. Ai i ka kërkuar ndjekësve të qetësohen dhe mbi të gjitha të mësojnë të pranojnë edhe mendimet e të tjerëve.
Kujtojmë se trekëndëshi i dashurisë, Bora- Donald- Beatrix ka sjellë reagime e komente të shumta në rrjet duke e kthyer këtë histori në një prej më të përfolura në showbiz-in shqiptar./revistawho.com
https://www.instagram.com/tv/CZ1rBaHqBd8/?utm_medium=copy_link