• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ermal Mamaqi: Edi Rama s’e ka parë ende filmin, më kërkoi t’ia nis

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka qenë sot i ftuar në emisionin e pasdites ‘Lart e Poshtë’ në ekranin e ‘Rtsh-së’. Ai ka rrëfyer se ka marrë një sërë komentesh lidhur me filmin nga të gjithë të ftuarit në premierën e filmit dhe se të gjithë kanë qenë pozitivë. Më tej Mamaqi ka treguar se aktori i njohur i popullit, Robert Ndrenika e ka komplimentuar duke i shprehur vlerësimin e tij, ndërsa ka pasur një telefonatë të gjatë me kineastin Pirro Milkani, i cili e ka vënë në siklet me komplimentet e tij.

Në vazhdim të bisedës aktori i humorit ka treguar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e ka parë ende filmin, por ia ka kërkuar t’ia nisë.

Ermali ka shtuar po ashtu se është rritur me humorin e Marjana Kondit dhe se e adhuron atë, ndërsa profesionalizmi i Encës e ka impresionuar. Në përfundim të bisedës Mamaqi nuk ka harruar të theksojë se i çmon shumë të gjithë bashkëpunëtorët e këtij filmi, të cilët sollën një projekt si ‘I love Tropoja’./revistawho.com