• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Erjona Sulejmani komenton performancën e ish-bashkëshortit gjatë ndeshjes: Ishte i lodhur

Ditën e djeshme një nga ndeshjet që u zhvillua si pjesë e botërorit ishte ajo mes Brazilit dhe Zvicrës. Në përfaqësuesen e kësaj të fundit janë 3 lojtarë shqiptarë, ndër ta edhe Blerim Xhemaili, i cili përveç futbollit ka marrë vëmendjen e medias pas ndarjes nga bashkëshortja,

Erjona Sulejmani. Me fillimin e botërorit, Erjona është bërë pjesë e emisionit sportiv në TVSH dhe komenton ndeshjet që luhen. Ditën e djeshme i është dashur të flasë edhe për performancën e bashkëshortit të saj dhe reagimi nuk ishte aq surprizues duke marrë parasysh deklaratat e mëparshme të bukuroshes.

Ajo nuk nguroi fare dhe foli për të pa i përmendur emrin: “Numri 15 mu duk pak i lodhur në fushë. Sigurisht ai mori një barazim të vlefshëm, por ishte gjithsesi i lodhur”./revistawho.com