Disa javë më parë, lajmi mbi ndarjen e futbollistit Blerim Xhemalaj nga bashkëshortja e tij, modelja Erjona Sulejmani bëri xhiron e rrjetit. Aludime të shumta u ngritën mbi shkakun që çoi në marrjen e këtij vendimi. Pas deklaratave të përfaqësuesve ligjorë të Blerimit, sipas të cilëve shkaku i ndarjes ishte përdorimi i emrit të bashkëshortit të saj nga ana e Erjonës për arsye përfitimi, kjo e fundit reagon. Pas një postimi në rrjetin social “Instagram” ajo shprehet tepër e indinjuar nga mënyra se si mediat po e trajtojnë këtë histori. Nëpërmjet këtij postimi ajo shprehet “Bashkëshortin tim e lashë unë me kurajon dhe dinjitetin që shumë gra nuk e kanë, duke preferuar të përfitojnë nga pasuria edhe pse turpërohen dhe dhunohen psikologjikisht”.
Me anë të këtij postimi ajo jo vetëm dha versionin e saj, por ngriti akuza të forta mbi futbollistin e njohur.