• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Erik Lloshi: Ka ardhur koha të bëhem baba

Erik Lloshi është gati të bëhet baba për herë të parë. Në një intervistë për “RTV Ora”,  këngëtari është shprehur se ndihet shumë i lumtur me bashkëshorten dhe së shpejti dëshiron të bëhet baba.

Duke i paraprirë thashethemeve, Eriku tregon se deri më tani nuk ka asgjë konkrete, edhe pse dëshira është shumë e madhe.

“Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur, besoj se ka ardhur koha që të bëhem edhe baba, shumë shpejt, por akoma nuk kemi asgjë konkrete. Shpresoj që me ndihëm e Zotit lart dhe me ndihmën time besoj se do ja arrijmë “, tha ai.