• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Erdhi vjeshta, cila veshje duhet nxjerrë e para nga dollapi?

Vjeshta erdhi dhe xhinset janë gjithçka kemi pritur të veshim gjithë këto muaj vere, megjithëse i kemi shijuar shumë fundet dhe fustanet. Ama vjeshta mbetet stina që nxjerr në pah më të mirat e kombinimeve me xhaketa, xhinse, apo pak ngjyrime serioze në stil. Në këtë pikë po ju njohim me modelet e xhinseve që do i shihni kudo. Ngjyrat janë nga më të ndryshmet, nga të bardhat tek të zezat, e nga bluja bazike deri tek më të errtat apo më të hapurat në ngjyrë. Për modele, vazhdojnë të mbetetn në fuqi xhinset me bel të gjatë dhe shumë të gjatë, ndërsa për prerje do të kthehen në modë ato të ngushtat që sikur u zhdukën ca vitin e fundit. Ka sërish opsione të gjera, të ngushta, kauboj, dhe çdo gjë tjetër. Vetëm qejfi për kombinime nuk duhet t’iu mungojë./revistawho.com