Pothuajse një vit më parë, Sara dhe Ledioni, u bënë prindër për herë të parë. Ishte vogëlushi bukurosh London Noor, ai i cili zbukuroi jetën e çiftit simpatik. Por fillimi ka qenë paksa i vështirë për dyshen e njohur dhe për vogëlushin, pasi ai erdhi në jetë para kohe. Vetëm sot, Sara ke vendosur të flasë për këtë gjë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të lindjes së parakohshme. “Pesë javë më herët, London erdhi në këtë botë. Deri në atë kohë, kisha lexuar dhjetra libra dhe kisha parë lloj-lloj videosh, por asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për një fëmijë të parakohshëm. Edhe pse kishte një peshë të vogël dhe nuk ushqehej dot me gji, London dëshmoi se ishte luftëtari më i fortë që njoh. Të gjitha netët që e ruaja dhe e vëzhgoja nga afër nëse frymëmarrjen e kishte të rregullt ia vlejtën. Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për lindjen e parakohshme kështu që dhuroni një përqafim, jepni ndihma në maternitetin tuaj ose bëni gjithçka që keni mundësi për të mbështetur këto familje.”- ka shkruar Hoxha në postimin prekës.