• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Eranda surprizohet në mes të emisionit nga vëllai, këngëtarja nuk mban dot lotët

Këngëtarja e dashur, Eranda Libohova, ishte e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” për të folur mbi projektin e saj më të ri. Biseda e gjatë me moderatoren ka bërë që Eranda të flasë edhe për vëllezërit e saj. Ajo ka treguar se me vëllain që jeton në SHBA ka një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe e konsideron si shok.

Ai e ka surprizuar të motrën me një videomesazh gjatë emisionit, ku shpreh dashurinë dhe respektin e madh që ndjen për të. Zamiri tregon se është shumë krenar për të dhe uron që të mos ndryshojë kurrë.

“Eranda dhe unë u rritëm bashkë, kjo më dha mundësi që të kuptoj sukseset, përjetimet dhe zhgënjimet e Erandës. Unë jam rritur më dy motra artiste në shtëpi dhe tani ndoshta po rris një artiste të ardhshme, vajzën time Noa. Ndonjëherë nëpër shtëpi harroj dhe e thërras vajzën time Eranda. Eranda simbolizon kuptimin e një artisti të vërtetë, nuk ka komplekse, ka një zemër kaq shumë të madhe saqë dikush dhe mund të humbë aty, por mbi të gjitha Eranda është e pavarur dhe një frymëzim i çliruar dhe pa pranga. Për këto cilësi unë e dua dhe e respektoj motrën e vogël dhe shpresoj që të mos ndryshojë”, është shprehur Zamiri dhe këngëtarja nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët. Në fund të videomesazhit ka qenë edhe mbesa e saj, e cila i tha se e do dhe e ka marrë malli shumë.