Pak ditë më parë, Era Istrefi festoi ditëlindjen mes shumë urimesh nga fansat dhe miqtë e saj më të ngushtë. Ditën e sotme teksa është kthyer në shtëpi, këngëtarja është surprizuar nga më të dashurit e saj me një festë të personalizuar enkas për të.
Istrefi ka zbuluar pamjet e ambientit të zbukuruar me tollumbace dhe ëmbëlsira.
Gjithçka ka qenë në ngjyrë rozë dhe të bardhë duke krijuar një festë enkas për vajza. Me siguri Istrefi është gëzuar shumë nga kjo surprizë e ideuar për t’i dhuruar asaj kujtimet më të bukura./revistawho.com