• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Era Istrefi zgjeron suksesin ndërkombëtar, së shpejti turne anembanë botës

Era Istrefi nuk ka pasur mundësi të merrte pjesë në evente dhe koncerte në disa vende të botës për shkak se ajo nuk ka një pashaportë ndërkombëtare. Dhe për këtë ajo ka kërkuar ndihmën e presidentit Bujar Nishani për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Presidenca e ka miratuar kërkesën dhe Era është ligjërisht nënshtetase shqiptare. Këngëtarja falenderoi ata që e mundësuan të merrte pashaportën në një rrëfim në “Top Albania Radio”. Era shtoi se shpreson t’i përqafësojë denjësisht shqiptarët në botë. Gjithashtu në fund ajo tha se këtë vit do nisë një turne anembanë botës./revistawho.com

“Falenderimet e mia për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë janë të panumërta, sinqerisht. Disa gjëra nuk do të kishin ndodhur po të mos ishte kjo pasaportë. Falenderimet e mia janë të panumërta dhe shpresoj se do ta përfaqësoj denjësisht vendlindjen time të dytë anembanë botës. Punët e mia për vitin 2017 janë me një turne anembanë botës dhe do të kem mundësi të shkel dhe në ato vende ku duhet viza “Shengen” dhe unë tani do të përfaqësoj të gjithë shqiptarët”, -tha Era.