• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Era Istrefi nuk mund të performojë në kampionatin botëror të futbollit, e ëma tregon arsyen

Lajmi se Era Istrefi do të ishte zëri që do të këndonte në evenimentin më të rëndësishëm botëror të futbollit ishte një lajm i papritur për të gjithë. Këngëtarja shqiptare do të jetë pranë aktorit të famshëm amerikan Will Smith dhe këngëtarit Nicky Jam. Ky lajm sigurisht që përveç fansave ka lumturuar pamasë familjen e saj. Nëna e këngëtares Suzana, ka folur në një intervistë për ‘Klan Kosovën’ dhe është shprehur se është shumë krenare për këtë arritje të së bijës. Gjithashtu ka treguar se ekziston një pengesë e cila rrezikon pjesëmarrjen e Erës. Suzana ka treguar se Era duhet të marrë tanimë një pasaportë e cila mund të vonojë, pasi Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet. /revistawho.com

Rezultate imazhesh për era istrefi e ema