Nuk ka hezituar të përgjigjet kësaj here. Këngëtarja e famshme kosovare Era Istrefi, për herë të parë pas shumë kohësh ka pranuar se është në një lidhje dashurie. Kjo ndodhi gjatë një emisioni në radion franceze “NRJ Radio” ku Era ishte e ftuar. Pyetjes së moderatorit nëse është apo jo e dashuruar, artistja kosovare tanimë e famshme edhe nëpër botë iu përgjigj: “Jam në një lidhje dhe e lumtur”.