• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Epo të jesh princ dhe të ngatërrojnë për shitës, vetëm Harry-t mund t’i ndodhë!

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë hyrë në shpirtin e Krishtlindjeve. Çifti janë parë së fundmi duke blerë pemën e Krishtlindjeve për shtëpinë e tyre të re. Mediat e huaja shkruajnë se ata bënë pazar pothuajse pa u pikasur nga njerëzit, përveç një djali të vogël, i cili e ngatërroi princin për shitës.

“Meghan dhe princi Harry erdhën në punën time sot dhe ne i shitëm një pemë Krishtlindjesh. Një djalë i vogël vrapoi për tek Harry dhe e pyeti nëse ai punon këtu, pa e ditur se kush ishte”-tregoi një punëtor i dyqanit ku shkoi princi dhe dukesha.