• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Episodi i ri i “KUWTK” zbulon ceremoninë private të Kim dhe Kanye

Episodi i 20-të tetorit në “KUWTK” përmban një prej ngjarjeve që të gjithë po prisnin të shihnin, përvjetorin e 5-të të martesës të Kim dhe Kanye. Vetëm disa javë pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të katërt, Psalm West, Kim filloi të planifikonte surprizën që do t’i realizonte bashkëshortit të saj. Ajo tregon se donte t’i bënte dicka speciale dhe mendoi të organizonte një ripërsëritje të betimeve të martesës. “Vetëm dua të planifikoj diçka speciale dhe të jem përgjegjëse për të, kështu që mendova të bëj diçka argëtuese dhe të këndshme në oborrin tonë e t’i ruajmë këto kujtime. 5 vjet dhe drejt infinitit”, shprehet Kim. Ajo kishte ftuar priftin Rich Wilkerson Jr, i cili i martoi herën e parë në 2014 në Itali e këtë herë betimet i shkruajti ajo vetë. Kjo ceremoni ishte shumë më e vogël se e para pasi të ftuar ishin vetëm familjarët e tyre.