Largimi i Enxhëllit nga “Love Story” është shoqëruar me shumë aludime. Dhe kjo për shkak se konkurrentja u vetëeliminua papritmas në një kohë kur të gjithë po mendonin se ajo dhe Saimiri kishin nisur të ndjenin diçka për njëri-tjetrin. Lot, skena romantike e fjalë dashurie kishte takimi i tyre.
Por sot Enxhëll me një reagim publik ka treguar arsyen e vërtetë pse vendosi ta lërë në gjysmë garën dhe arsyeja është familja.
“E vetmja arsye që unë u tërhoqa ishte familja. Hyra aty si vajzë e thjeshtë dhe ashtu doja të dilja, kurrsesi si një shoëgirl! Hyra për dashurinë, por zemra nuk mund të komandohet”-shkruan Enxhëll.
Dhe me këtë postim duket se ka folur njëherë e mirë!