Enrique Iglesias mund të realizoj së shpejti një videoklip në Kubë, tani që ishulli është duke përjetuar një etapë të re, përfshirë edhe atë artistiken.
Iglesias është duke bërë çdo gjë të nevojshme së bashku me gjithë ekipin e tij, për të udhëtuar në Havana, e të regjistrojë një kwngw të re si pjesë e albumit të tij të ri. Këngëtari po punon sërish me regjizorin kuban, Alejandro Pérez, me të cilin ka punuar edhe për dy videoklipet e tij të sukseshme, Bailando në 2014 dhe ‘Duele el Corazón këtë vit.
Është vënë re se Enrique, vitet e fundit ka përfshirë ritmet karaibe në këngët e tij, e veçanërisht ato me origjinë kubane, si në bashkëpunimet e tij me Pitbull, Gente de Zona dhe Descemer Bueno.
Mjaft artistë të rëndësishëm janë të interesuar të punojnë me publikun kuban, ashtu siç bëri Rolling Stones marsin e kaluar dhe thuhet se Paul McCartney gjithashtu po planifikon së shpejti një koncert në Havana.