Eno Popi ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe mori masa të mënjëhershme për t’u izoluar në shtëpi. Mësohet se gjendja e gazetarit është e mirë dhe nuk ka pothuajse asnjë nga shenjat që prekin zakonisht të sëmurët. Programin e tij në radio, Eno do e vazhdojë nga shtëpia, ndërsa ka treguar se gjatë këtyre ditëve në izolim do mbajë një ditar të cilin do e ndajë me dëgjuesit kur t’i kthehet normalitetit.
Eno Popi u largua nga televizioni me fillimin e sezonit të ri, kur programi që ai kishte në Top Channel u zëvendësua me ‘Përputhen’. Që prej asaj kohe ai është fokusuar në radio, aty ku ka nisur karriera e tij para shumë vitesh./revistawho.com